Vetura godet dy gra në Rrugën B – policia jep detaje

Dy gra janë goditur nga një makinë në rrugën B në Prishtinë me ç’rast janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Milaim Fejzullahu, komandant i Trafikut në Prishtinë ka thënë se dy gratë janë përplasur disa metra larg.

“Informatat e para i kemi se dy gra-vajza janë goditur nga një veturë e tipi BMË. Të dyja janë dërguar në QKUK, njëra me autoambulancë. Po ashtu mund të them se lëndimet që kanë marrë dy këmbësoret janë serioze pasi që vetura i ka goditur dhe i ka përplasur disa metra larg”, tha Fejzullahu.

Ai shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari është nën kontrollin e policisë. /Insajderi.com