Vetura godet një fëmijë në Prizren

Vetura godet një fëmijë në Prizren

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur të premten në fshatin Zhur të Prizrenit, njofton Insajderi.

Policia njofton se një person nga pakujdesia ka goditur me veturë një fëmijë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull  kosovar (fëmijë). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman  mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com