Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e goditjes që ka pësuar nga një veturë në lëvizje në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, ajo tha se me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut./Insajderi.com