Vetura i shkel tre këmbësorë në Lipjan, mes tyre edhe një 6-vjeçar

Vetura i shkel tre këmbësorë në Lipjan, mes tyre edhe një 6-vjeçar

Sot rreth 13:00, një veturë ka përplasur tre këmbësorë në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se ngasësja e veturës është shoqëruar për në stacion.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës”.

Ndërsa një lexues i Klan Kosovës e ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes. Ai ka treguar se në mesin e fëmijëve është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, i cili ka pësuar lëndime serioze në kokë.