Vetvritet një person në Viti

Vetvritet një person në Viti

Një persona ka bërë vetëvrasje në fshatin Kabash të Komunës së Vitisë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është i moshës 72 vjeçare dhe aktin e vetëvrasjes e ka kryer brenda shtëpisë së tij.

Tutje thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme dhe aktualisht rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”

Aktualisht hetimet rreth rastit po kryhen nga njësitet rajonale në bashkëveprim më prokurorinë./Insajderi.com