
Së fundmi, në një intervistë me Isabelle Hill, Victoria Beckham foli për stilin e saj që nga fillimet në Spice Girls e deri në ditët e sotme si një biznesmene, nënë dhe bashkëshorte.
Teksa foli për stilin e saj personal ndër vite, në një moment Beckham thekson se veshjet e ngushta gjatë ditëve të bendit të vajzave Spice Girls, ishte një shenjë pasigurie.
“Kur isha në Spice Girls kishte stilistë që na vishnin të gjitha vajzave, por në jetën time personale nuk kam punuar kurrë me një stilist. Kam veshur shumë fustane të strukturuar me korsete, dhe kam ende disa nga ato veshje, por stili im personal është bërë më i thjeshtë dhe komod. Tani që e kujtoj, mendoj se ishte një shenjë e pasigurisë që gjithmonë vishja rroba shumë të ngushta”, tha Victoria.
Ajo shton më tej, se me kalimin e kohës ajo ndjehet tejet rehat në veshjet e saj, dhe nuk vret kokën se çfarë do mendonin të tjerët.
“Vetëbesimi im është rritur padyshim me kohën. Unë e di se çfarë funksionon tek unë, çfarë duket mirë, çfarë më bën të ndjehem e sigurt dhe rehat. Nuk ndjehem sikur kam nevojë të dëshmoj diçka me mënyrën se si vishem”. /Insajderi.com