Video ekskluzive nga përleshja mes zyrtarëve të LDK-së në Ferizaj

Video ekskluzive nga përleshja mes zyrtarëve të LDK-së në Ferizaj

Në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt, raportohet të ketë pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor.

Në videon e siguruar nga Insajderi shihen disa persona brenda mbledhjes që fjalosen ashpër mesvete. E E gjatë procesit, dëgjohet teksa pjesëmarrësit fjalosen mesvete. Momentin kur kërkohet të ndërpriten punimit e mbledhjes, fillojnë sulmet fizike.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, cka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve

Në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve./Insajderi/