VIDEO EKSKLUZIVE – Rrahje në Kuvendin Komunal të Skenderajt

VIDEO EKSKLUZIVE – Rrahje në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Ramiz Shala, drejtor në Komunën e Skenderajt, dhe asamblisti Malsor Bejta, janë përleshur verbalisht sot në seancën e Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Gjithcka kishte nisur kur gjatë fjalimit në Kuvendin Komunal, Malsor Bejta i drejtohet Ramiz Shalën me fjalët injorant.

VIDEO:

Pas kësaj, fillon ashpërsimi i gjuhës në mes tyre, duke e ofenduar njëri-tjetrin.

Gjatë përleshjes verbale , përveç të sharave dëgjohen krisma të thyerjes së gotave.

Teksa po diskutohej projektligji për miratimin e buxhetit komunal të Skenderajt, asamblisti Malsor Bejta, del në foltore dhe i drejtohet Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Ramiz Shala, se ai është një injorant.

Menjëherë pas kësaj  asamblistit Bejta i ndërprehet fjala nga kryesuesja e Kuvendit dhe pastaj edhe nga nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku.

Bejta largohet nga foltorja, ku pastaj fillon polemika me asambleistë të PDK-së, meqë rast dëgjohen të shara dhe britma të thyerjes së gotave, shkruan Insajderi.

Përkundër që seanca e transmetuar live nga faqja e Komunës së Skenderajt, është fshirë nga zyrtarët e kësaj komune, Insajderi ka arritur që të sigurojë pamje ekskluzive nga fillimi i përleshjes në mes tyre./Insajderi.com

PAMJE NGA PËRLESHJA NË KUVENDIN KOMUNAL TË SKENDERAJT:

Për gjithë këtë situatë, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, asamblisti Malsor Bejta.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, që ta detyrojë drejtorin, Ramiz Shala, që t’i kërkojë falje për gjoja fyerjet që ai i ka bërë ndaj tij.

Kërkesë publike drejtuar Kryetarit të Komunës z.Bekim Jashari. Para disa momentesh Drejtori i famshëm i Kyetarit te Skenderajt, i cili ka rast te hapur në Policinë e Kosoëes për kërcenime drejtuar ndaj meje, në prezencë të Kryetarit më ofendoi me fjalë fyese, gjatë kohës derisa isha duke mbajtur fjalim ne foltoren e Kuvendit Komunal, me fjalet: “baje b***n” dhe “te rrehi shuplaka” Kërkoj nga Kryetari i Komunës z. Bekim Jashari. Që ta detyroj Drejtorin e tij të më kërkoj falje publike ne foltore… Përndryshe fymjet karrshi meje do t’i konsideroj se janë të shtyera nga vet Kryetari!”, ka shkruar asambleisti Bejta.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku, por që ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë./Insajderi.com