VIDEO: Gjesti human i një burri në Prishtinë – ndihmon të moshuarin që humb ndjenjat

VIDEO: Gjesti human i një burri në Prishtinë – ndihmon të moshuarin që humb ndjenjat

Një shembull si duhet reaguar kur dikush ka nevojë!

Një gjest human ka ndodhur në lagjen Velania në Prishtinë.  Një i moshuar gjatë kohës sa po qëndronte në rrugë kishte pasur probleme shëndetësore por që ishte ndihmuar nga një qytetar.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si ndihmohet i moshuari nga një djalë i ri. Ai ndërkohë i ofron edhe ujë për të pirë. Vlen të përmendet se vitin e kaluar në Gjilan kishte ndodhur një rast i tillë, ku një qytetar nuk ishte ndihmuar nga askush derisa kishte rënë për toke.

Në videot që ishin bërë publike,  një person i moshuar, derisa po ecte në trotuar të një rruge diku në Gjilan  ishte  rrëzuar për toke dhe, edhe përkundër lëvizjes së shumtë të veturave, por edhe të disa qytetarëve, askush nuk e mori mundin që t’i dilte në ndihmë.