Video interesante: Frashër Krasniqi i dhuron emocione e argëtim Daut Haradinajt

Video interesante: Frashër Krasniqi i dhuron emocione e argëtim Daut Haradinajt

Kandidati i PSD-së për deputet, Frashër Krasniqi, pos politikës e ka dëshmuar se e ka në qejf edhe muzikën.

Gjatë ditës së djeshme ai ishte prezent në shtëpinë e familjes Maqastena, gjegjësisht në odën e tyre në fshatin Bardhosh, ku ishte bashkë me Daut Harqadinajn dhe disa të tjerë, të cilët i argëtoi me një performancë befasuese me këngë e çifteli.

Përveç Krasniqit, edhe lideri i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është adhurues i muzikës. Kryeministri në largim ka kënduar disa herë në paraqitjet televizive të tij.

Madje, në një intervistë para rreth një jave, Haradinaj deklaroi se përveç muzikës popullore, dëgjon edhe zhanre të tjera muzikore: rep dhe reggae. /Insajderi.com