Video nga momenti kur vetura me shpejtësi të madhe e godet nxënësen në Besi

Video nga momenti kur vetura me shpejtësi të madhe e godet nxënësen në Besi

Një vajzë rreth moshës 12-vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makinë konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.

Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK.

Klan Kosova ka publikuar pamje të aksidentit dhe mëson se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu, shoferi i veturës që ka shkaktuar aksidentin është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Aksidentohet nxënësja në Besi të Prishtinës

Aksidentohet nxënësja në Besi të Prishtinës

Posted by Klan Kosova on Friday, 9 November 2018