
Real Madridi ka dyfishuar rezultatin ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e Superkupës së Evropës, pas golit të shënuar nga spanjolli Isco në minutën e 53-të.
Madrilenët e gjetën golin e dytë pas një aksioni brilant, kur Bale dhe Isco kombinuan në zonë, para se spanjolli të realizonte.
Superkupa e Evropës është një kupë e veçantë e cila zhvillohet ndërmjet fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
https://streamable.com/7zjxh