Video: Tenistët lënë reketat, luajnë futboll në ndeshje zyrtare

Video: Tenistët lënë reketat, luajnë futboll në ndeshje zyrtare

Një situatë mjaft qesharake ka ndodhur ndërmjet Jo Wilfried Tsonga dhe Benoît Paire.

Dy nga tenistët më të mirë të këtij sporti po ndesheshin me njëri-tjetrin në një fushë me bar në turneun “Halle”, që zhvillohet në Gjermani.

Francezi Paire shërbeu një top dhe i fluturoi reketi, Tsonga e ktheu, ndërsa francezi e ndali me këmbë dhe të dy nisën të luanin me këmbë.

Paire gaboi në fund kur tentoi një roveshatë, pasi nuk ia doli ta dërgonte në fushën tjetër.

Tsonga fitoi 2-0 (6-4, 7-5) me sete dhe do të përballet në turin e dytë me Roger Federer.

Zvicerani kaloi John Millman po 2-0 (7-6, 6-3).