Videoja që shkatërroi lidhjen mes Çiljetës dhe Alban Hoxhës

Videoja që shkatërroi lidhjen mes Çiljetës dhe Alban Hoxhës

Për lidhjen mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe futbollistit Alban Hoxha është folur shumë. Por ‘përralla’ e ka një fund.

Tashmë, flitet se lidhjes dhe bashkëjetesës së tyre prej dy vitesh i ka ardhur fundi dhe shkak për këtë ndarje është bërë një video ku portieri i Partizanit, Alban Hoxha, u përfol për ndarje, pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur, shkruan Panorama Plus.

Futbollisti u filmua në një club krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku. Pas publikimit të lajmit, Çiljeta ka marrë vendimin drastik për partnerin e saj, madje ka fshirë çdo postim që kishte me të, por nuk ka ende një reagim zyrtar të tyre, shkruan Mapo.al.

Marrëdhënia e tyre u zyrtarizua në vjeshtën e 2018-s, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se këngëtarja ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj. Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte Albanit.

Para disa muajsh, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës.

Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes.