Videoklipi është ‘qershia mbi tortë’ në bashkëpunimin e Dua Lipës dhe Miley Cyrus

Videoklipi është ‘qershia mbi tortë’ në bashkëpunimin e Dua Lipës dhe Miley Cyrus

Miley Cyrus dhe Dua Lipa jan bërë bashkë për këngën e re me titull “Prisoner” dhe një insert i shkurtër i asaj që do të jetë videoklipi i ri, na tregon se do të jetë një bashkëpunim epik.

Të dy  këngëtaret postuan të njëjtin klip në rrjete sociale; e ndonëse nuk zbulohet shumë gjatë atyre 30 sekondave, mund të presim të njëjtën energji seksi, të rrëmujshme dhe rock ‘n’ roll, si gjithnjë nga Miley Cyrus, shkruan Pop Sugar, transmeton Insajderi.

Ajo që erdhi si habi ishte performanca e Dua Lipës në videoklip, por që ishte një surprizë e këndshme për fansat që të shihnin një anën tjetër të këngëtares.

Më poshtë mund të ndiqni klipin e shkurtër të ndarë në rrjete sociale. /Insajderi.com