Vidhen 6 lopë dhe një veturë në Lupç të Podujevës

Vidhen 6 lopë dhe një veturë në Lupç të Podujevës

Policia e Kosovës njofton se kanë hasur në dy vetura të braktisura në të cilat kishin qenë të ngarkuara me tri kafshë shtëpiake.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:50 në fshatin Lupç të Podujevës.

Sipas policisë, në stacionin policor janë paraqitur disa burra të cilët kanë raportuar se iu kanë vjedhur një automjet dhe gjashtë krerë lopë.

“Me vendim të prokurorit, kafshët iu kanë kthyer pronarëve ndërsa automjete janë konfiskuar për ekzaminim”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive.