fbpx

Vidhen bimët që kushtojnë mijëra dollarë – pronarët kanë një lutje befasuese

Vidhen bimët që kushtojnë mijëra dollarë – pronarët kanë një lutje befasuese

Një qift i cili specializoi në rritjen e pemëve Bonsai mbetën zemërthyer pasi 7 nga këto pemë me vlerë prej 100 mijë dollar u vodhën  nga shtëpia e tyre në Saitama, Japoni. Ata i lusin grabitësit, kushdo që të jenë , t’i ujisin këto bimë.

Seiji dhe Fuyumi Iimura thanë se grabitësit i targetuan bimët  e tyre më të vlefshme. Një nga më të çmuarat ishte një dëllinjë Shimpaku  400 vjeç, i cili vlente 90 mije dollar. Ata shtuan se pema nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte një javë pa ujë.

“Këto pemë i kishim rritur si fëmijët tanë,”- tha Fuyumi, “ a po ujiten siç duhet?”

Nga postimet e bera ne Facebook ku shprehen pikëllimin e tyre per humbjen e pemëve, ata morën shumë ngushëllime nga lexuesit, por ende asnjë nga bimët nuk është gjetur./Insajderi.com