fbpx

Vidhen para në një qendër tregtare në Prizren

Vidhen para në një qendër tregtare në Prizren
Burimi i fotografisë: Fotografi ilustruese - 2 javë më parë

Persona të panjohur kanë grabitur para në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.

Shuma e parave të vjedhur ende nuk dihet.

VIDEO

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmë, pas orarit të punës.

“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.

InDoks, ka realizuar një dokumentar për dukurinë e grabitjeve. Dokumentarin “Biznesi i grabitjeve”, mund ta shikoni duke klikuar këtu.