Vidhen para, stoli dhe një pistoletë në Prizren

Vidhen para, stoli dhe një pistoletë në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45.

“Ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, dhe para te gatshme dhe një pistoletë me leje valide”, thuhet në njoftimin e policisë.