Vidhen stoli ari në një shtëpi në Pejë

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Pejë

Në një shtëpi në Pejë, persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari, njofton Policia.

Një femër ka raportuar se person/na të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e saj, ku nga një dhomë e gjumit kanë vjedhur stoli të ndryshme ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.