Vidhet busti i luftëtarit të UÇK-së, Smaj Hajdaraj – reagon Ramush Haradinaj

Vidhet busti i luftëtarit të UÇK-së, Smaj Hajdaraj – reagon Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryeministri në largim ka reaguar ndaj vjedhjes së bustit të luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se një vjedhje e tillë në oborrin e shkollës qe mbanë emrin e tij, në Pejë, është akt i shëmtuar.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe autoritetet përkatëse, që sa më parë ta zbardhin këtë vepër kriminale dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e saj.

“Para familjes dhe miqve të Smajlit, zotohemi se Qeveria e vendit, do të angazhohet, që emri dhe vepra e Tij të çmohet dhe respektohet!”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj, përcjell Insajderi.com