Vidhnin dhe i fshihnin paratë në organet gjenitale, kapën mat punonjësit e aeroportit

Vidhnin dhe i fshihnin paratë në organet gjenitale, kapën mat punonjësit e aeroportit

Është zbardhur sot skema e vjedhjes që përdornin punonjësit e aeroportit të Rinasit, të cilët u arrestuan dje në flagrancë.

Të rinjtë me iniciale D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, ishin punonjës të ngarkim-shkarkimit dhe vidhnin në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Ata u kapën mat me shumën 4550 euro, që dyshohet t’ia kenë vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.

“Punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale.  Ata  nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë.

Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë punëtor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës”, shkruan “Report Tv”.

Burime nga policia bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë edhe autorë të tjerë, që kanë kryer vjedhje dhe aktualisht janë në punë