Vietnami goditet nga përmbytjet më të rënda ndër të cilat shkaktuan edhe rrëshqitje masive të tokës

Vietnami goditet nga përmbytjet më të rënda ndër të cilat shkaktuan edhe rrëshqitje masive të tokës

Një kërkim i furishëm po zhvillohet në Vietnam për të gjetur 11 ushtarë, kazermat e të cilëve mbetën të groposura nën dhe nga një rrëshqitje e madhe e tokës, ndërsa vendi luftonte me përmbytjet më të këqija për vite me rradhë.

Njëmbëdhjetë trupa janë tërhequr deri më tani nga mbetjet e kazermave në provincën qendrore të Quang Tri.

Një zyrtar thotë se ai dëgjoi rrëshqitje të dheut “duke shpërthyer si bomba” natën.

Reshjet e mëdha të shiut kanë goditur pjesën më të madhe të Vietnamit gjatë javës së kaluar. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 70 njerëz.

Ekziston mundësia që lumenjtë mund të rriten më tej në ditët në vijim.

Qeveria tha se një njësi e Rajonit të 4-të Ushtarak të Vietnamit u godit nga rrëshqitja në orët e para të së dielës në mëngjes.

“Nga 2 e mëngjesit, ka pasur katër deri në pesë rrëshqitje dheu, që shpërthejnë si bomba dhe duket sikur i gjithë mali është gati të shembet,” u citua nga faqja e lajmeve VnExpress./Insajderi.com

Burimi: BBC News