Analisti Vigan Qorrolii i ka dy lexime rreth akuzës së sotshme ndaj Thaçit dhe Veselit. E para lidhet me dialogun në Uashington. E dyta konfirmon se ndarja për Kosovën nuk është opsion.
Nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka reaguar edhe analisti Vigan Qorrolli, i cila ka thënë “se këto akuza lidhen me procesin e dialogut në Uashington. Në atë tryezë ka mundur të hidhet në diskutim edhe çështja e heqjes së Gjykatës Speciale”, njofton Insajderi.
“1. Aktakuza e Prokurorit është dorëzuar ne Gjykate me 24 prill 2020, sot e dy muaj më parë. Njoftimi i publikuar sot — (mund) lidhet me negociatat e Washingtonit me 27 qershor, ku ne tryezën e negociatave mes Kosovës e Serbisë — mund te ketë qenë zhbërja e Gjykatës Speciale. Kjo hipotezë përforcohet nga teksti i komunikatës se sotme te PSO”.
Gjithashtu në leximin e dytë të mundshëm analisti Qorrolli ka thënë së “kjo akuzë e ndalon përfundimisht ndarjen e Kosovës”.
“2. Zgjedhje parlamentare ne Kosove do këtë shumë shpejt. Kjo për shkak edhe te dallimeve mes Evropës e Amerikës për të ashtuquajturën “ndarje” ose demarkim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Aktakuzat e sotme përfundimisht e ndalojnë ndarjen e Kosovës. Por assesi ky lajm i aktakuzave nuk është i mire për vendin. E dobëson politikisht pozitën negociatore përballë Serbisë ne White House”. /Insajderi.com