Vikings dhe tri seriale të reja vetëm në Artmotion

Vikings dhe tri seriale të reja vetëm në Artmotion

Platforma më atraktive në vend nuk ka të ndalur. Pas risive të shumta në platformën televizive, kësaj game i shtohen edhe disa seriale më të ndjekura turke, dhe jo vetëm.

Seriali i ri turk Kırgın Çiçekler ka filluar të shfaqet në kanalin Episode në fillim të kësaj jave, kurse nga nesër, një prej serialeve më të shikuara në botë i cili shfaq historinë më të mistershme dhe më të lavdishme skandinave – seriali Vikings do të fillojë gjithashtu të shfaqet ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Por kjo nuk është e tëra, edhe dy seriale turke të cilat me shumë kënaqësi dhe interesim janë pritur nga gjithë shikuesit në Turqi dhe vende tjera të botës – serialet Sen Anlat Karadeniz dhe Ask Ve Mavi do të fillojnë të transmetohen shumë shpejtë në platformën Artmotion.

Të dyja serialet trajtojnë tema të cilat prekin emocionet e të gjithë shikuesve. Ngjarjet të cilat zhvillohen në këto seriale bëjnë që shikuesi të lidhet me personazhet e serialit dhe t’i ndjek ato deri ne fund. Andaj mos i humbisni këto seriale.

Përveç kësaj, Artmotion po ofron diçka të paparë deri tash në Kosovë, ofertë tejet e pasur, me dhjetëra sporte dhe qindra e mijëra transmetime të ndryshme që do t’i kënaqin dhe relaksojnë maksimalisht abonentët. Artmotion gëzon ekskluzivitetin e basketbollit kosovar, xhudos, formula 1, moto GP, One Championship, hendboll, futboll, e shumë e shumë ngjarje sportive të gjitha në ofertën më atraktive në treg, Pako Dream.