Një ditë pasi Tirana zyrtare dëboi nga vendi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër, vjen edhe përgjigja e Teheranit.
Agjencia zyrtare e lajm" />

“Viktimë e SHBA-ve dhe Izraelit”, Teherani reagon pas dëbimit të diplomatëve nga Shqipëria

“Viktimë e SHBA-ve dhe Izraelit”, Teherani reagon pas dëbimit të diplomatëve nga Shqipëria

Një ditë pasi Tirana zyrtare dëboi nga vendi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër, vjen edhe përgjigja e Teheranit.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi të thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.

Sipas tij SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Një ditë më parë qeveria shqiptare dëboi ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtari tjetër të ambasadës.

Ky veprim u përshëndet edhe nga SHBA.

Fillimisht pati një reagim nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, ndërsa edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Po në adresë të Edi Ramës për këtë çështje mbërriti edhe një letër nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

“Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, thuhej në letër.