“Viktimizimi” i partive politike gjatë fushatës zgjedhore

“Viktimizimi” i partive politike gjatë fushatës zgjedhore

Ligjëruesi i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, tha se partitë politike kanë kartat viktimizuese gjatë fushatës zgjedhore.

“LDK e ka të gatshme kartën e viktimizimit: vrasjet e pas luftës të zyrtarëve të saj”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ndërsa, ai beson se Vetëvendosje përpos rastit të Astrit Deharit, tani do të “viktimizohet” edhe me rrëzimin e Qeverisë “nga Grenelli”.

Sipas tij edhe Partisë Demokratike të Kosovës i është krijuar “karta e viktimizimit”, Gjykata Speciale e cila po i gjykon dy figurat kyqe të kësaj partie; Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Për Ramush Haradinajn, Latifi ka mendim ndryshe, “Ramushi e ka problem përdorimin e taktikave viktimizuese, sepse statura e tij nuk përputhet dot me kërkesat e këtyre taktikave”.

E risi për Latifin ishte edhe “viktimizimi” i Behgjet Pacollit”, i cili ka deklaruar se “donin ta arrestonin” në Aeroportin e Prishtinës, gjatë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“kjo mund të përmblidhet në thirrjen: Viktima të të gjitha partive mblidhuni! Zgjedhjet po fillojnë”, përfundoi Latifi. /Insajderi.com