Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), sot i ka bërë publike raportet financiare të kandidatëve që e kanë fituar ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Në mesin e tyre, Elmi Reçica, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës edhe gjatë ligjeslaturës së shtatë, shkruan Insajderi.
Sipas raportit financiar, Reçica ka deklaruar se pagë vjetore si deputet ka marrë rreth 22 mijë euro, ndërsa 2 mijë e 155 euro ka meditje të udhëtimeve.
Ndërsa, në llogaritë e arkëtueshme, Reçica ka deklaruar rreth 20 mijë të holla në dy banka në Kosovë.
E sa i përket pasurisë së patundshme, Reçica ka deklaruar një shtëpi dhe 6 ari tokë si trashëgimi nga prindërit në Ferizaj, një banesë në Prishtinë, tokë dhe Villë në Kaçanik
Përpos tyre, ai ka edhe Audi Q3.
Këto të ardhura sipas KQZ-së, janë vetëm gjatë 12 muajve të fundit./Insajderi.com/