Visar Ymeri: Nuk mund të thuhet që Kurti është kundër Amerikës

Visar Ymeri: Nuk mund të thuhet që Kurti është kundër Amerikës

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka folur për përplasjen mes Kurtit dhe Grenellit rreth marrëveshjes së Uashingtonit, njofton Insajderi.

Ymeri duke komentuar deklaratën e Grenellit se ‘Kurti është çdo herë kundër Amerikës’, ka thënë se “nuk është e drejtë të thuhet kështu, meqë Kurti nuk është kundër Amerikës por është kundër procesit të dialogut për nga mënyra se si ka rrjedhur dhe për nga rezultati që ka prodhuar”.

Më pas Ymeri ka folur edhe për deklaratën e Kurtit se ‘nuk do t’i respektojë marrëveshjet e Uashngtonit kur të kthehet kryeministër’, duke shtuar se “edhe kjo deklaratë e Kurtit është gabim, meqë një kandidat potencial për kryeministër në të ardhmen, nuk mund të jetë indiferent ndaj marrëveshjeve shtetërore që bëhen nga qeveritë paraprake”.

Përplasja mes Kurtit dhe Grenellit ka ardhur pasi që, fillimisht Kurti ka thënë se ‘do refuzojë t’i njoh marrëveshjet e arritura ne Uashington nga pala Kosovare’, e më pas ka ardhur reagimi i Grenellit ndaj këtij reagimi të Kurtit, duke thënë së ‘Kurti është çdo herë kundër Amerikës’./Insajderi.com