Shikojeni edhe njëherë përleshjen më të famshme për karrige në LDK

Shikojeni edhe njëherë përleshjen më të famshme për karrige në LDK

Kur mendohej se rrahjet mes LDK-së patën përfunduar 13 vjet më parë, ato janë kthyer përsëri. Historia e rrahjeve karrigeve të famshme në LDK gati sa nuk është kthyer ditët e fundit.

Sot Policia e Kosovës është detyruar arrestojë disa persona nga mbledhjet e LDK-së.

Përleshja fizike brenda LDK-së kishin filluar vite më parë ku zgjedhjet e brendshme të kësaj partie kishin përfunduar në rrahje me karrige. Pas asaj përleshje, LDK ishte ndarë duke u krijuar partia e re në krye me Nexhat Dacin e quajtur Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD).

Por një ngjarje e njëjtë dikur sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri kishte thënë se nuk do të ndodhte më kurrë.

“Jam shumë i bindur që kjo nuk do të ndodhë, po e them prej këtu, po i çoj selam cilitdo që tenton të bëjë diçka të tillë që ka për të dështuar”, kishte deklaruar Beqiri.

Ai kishte deklaruar se nuk beson që ka ndonjë person në LDK do të tentojë të bëjë përçarje. Por fjalët e dikurshme të Beqirit nuk rezultuan të vërteta.

Përleshje të tilla po vazhdojnë edhe sot. LDK-ja i ka mbajtur deri më tash disa kuvende zgjedhore në degë dhe nëndegë, mirëpo, ato nuk po kalojnë pa probleme. Në fakt, përleshje, fyerje, ofendime e dhunë ka pothuajse në të gjitha degët dhe nëndegët e saja.

Zyrtarët e LDK-së sërish janë përplasur dje gjatë procesit zgjedhor  në lagjen ‘Mati 1’ të kryeqytetit. Si duket një ndër arsyet kryesore të përplasjes ka qenë se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.

Në video dëgjohen anëtarët e kryesisë të nëndegës të nervozuar që nuk janë lajmëruar me kohë për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, shkruan Insajderi.

Kësaj radhe ka intervenuar edhe Policia e Kosovës. Dera e sallës ku po mbaheshin zgjedhjet është mbyllur me çelës për të vazhduar procesin zgjedhor.

Përleshje e ngjashme dyshohet të ketë ndodhur edhe sot në lagjen Vranjevc ku më pas ka rezultuar që disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të merren nga policia.