Viti 2021 pritet të sjellë barazi gjinore nëpër festivalet muzikore

Viti 2021 pritet të sjellë barazi gjinore nëpër festivalet muzikore

Kur festivalet të rinisin përfundimisht në 2021, formacionet mund të jenë më të ekuilibruara kah aspekti gjinor se kurrë më parë, falë një databaze të re të të dhënave për artistet femra.

Lista F ofron detaje të më shumë se 4,500 muzikantëve në të gjitha zhanret e muzikës dhe është falas për t’u përdorur.

Është përpiluar nga aktivistja e barazisë Vick Bain, e cila së pari e ngarkoi atë si një spreadsheet në internet.

Inciativa u tregua aq e popullarizuar, saqë ajo e ka rihapur atë si një uebfaqe plotësisht e kërkueshme, jo fitimprurëse.

“Problemi për gratë në industrinë e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar është se ato janë ende në pakicë kur bëhet fjalë për punë profesionale”, tha Bain për BBC Radio 4’s Today.

“Vetëm 20% e muzikantëve të nënshkruar në labelët muzikore janë gra dhe rreth 15% e të pjesëmarrësve nëpër festivale janë gra. Pra, ato nuk kanë shumë prezencë profesionale, edhe pse përbëhen nga gati gjysma e të gjithë studentëve të diplomës së muzikës”./Insajderi.com

BBC News