
Zinedin Zidane erdhi në krye të “Los Blancos”, një vit më parë, për të marrë drejtimin e një ekipi që “shpëtoi” nga duart e Rafa Benitez.
Pa përvojë, por me karizëm, si një legjendë e futbollit të luajtur, Zinedine Zidane nuk iu tremb sfidës së rikthimit në ekipin, me të cilin fitoi trofe dhe u ngjit në majën e futbollit botëror, Real Madrid.
Pas 12 muajsh, francezi rezulton në një trajner të suksesshëm në “Bernabeu”. Bazuar te puna, skuadra madrilene ka sot një “kostum”, që të tjerët nuk ishin në gjendje për ta prodhuar, plot 37 ndeshje në krye të Real Madridit, pa humbje, shkruan Telesport.
Me përpjekje, duke përsëritur vetveten, sukseset kanë ardhur për teknikun francez në formën e letrave me vlerë. “Zizou”, në këtë kuptim, mund të mburret me tre trofe brenda një viti kalendarik: Champions, Superkupa e Europës dhe Botërori për Klubet.
Ai ka grumbulluar 37 ndeshje me sukses, për të mbërritur në duelin e trefishtë me Sampaoli, në ndeshjen e së shtunës. Ai tashmë do të synojë të arrijë rekordin e Luis Enrique me Barcelonën, 39 ndeshje radhazi pa humbje.