Vitia flet për situatën me COVID, nuk përjashton ndërmarrjen e masave shtesë

Vitia flet për situatën me COVID, nuk përjashton ndërmarrjen e masave shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vlerësuar se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është shqetësuese, derisa nuk përjashton që autoritetet të ndërmarrin masa shtesë, njofton Insajderi.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që zhvilloi të enjten e një 1 prillit, me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Vitia dhe Kosnett, sipas një njoftimi të MSH-së, thuhet se kanë vlerësuar se për shkak të situatës shqetësuese, kërkohet respektimi i masave që janë në fuqi.

Ata kanë shtuar se pandemia ka përkeqësuar situatën në rrafshin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik dhe social.

Në anën tjetër, Kosnett ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së që të ndihmojë edhe më tej Kosovën në luftën kundër pandemisë.

“Ambasadori Kosnett ka theksuar se SHBA-ja përmes programeve të tyre do të vazhdojnë të jenë partnere e institucioneve të Kosovës në fuqizimin e angazhimeve për përballimin e situatës me COVID-19 dhe sigurimin e një përgjigje adekuate ndaj kësaj situate, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Insajderi.com