Vitia: Ministria ka porositur 50 respiratorë shtesë

Vitia: Ministria ka porositur 50 respiratorë shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën me kryeministin Albin Kurti, ka njoftuar se kanë porositur 50 respiratorëve shtesë të cilë priten të vijnë në Kosovë në prill.

Si dhe kanë porositur edhe një kontigjent tjetër të cilët pritet të arrijnë në Kosovë në muajin maj.

“Në Kosovë janë 142 respiratorë, 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat dhe me qëllim që ti forcojmë kapacitete, kemi porositur blerjen edhe të 50 respiratorëve të ri dhe po resim që ti porosisim edhe një  kontigjent tjetër, nga këta 50 një pjesë do të vijë në prill kurse tjetër në muajin maj”, tha Vitia.

Vitia tha se momentalisht Kosova ka 142 resperatorë prej të cilëve 47 janë qendrave mjeksore private, shkruan Insajderi.

Ministri Vitia ka bërë thirrje që të respektohen këshillat e Ministrisë dhe Insitutit të Shëndetësisë duke mbajtur distancën e duhe qëndruar në shtëpi.

Ministri Vitia mesazh qytetarëve: Respektoni masat kundër koronavirusit, tri javët e ardhshme janë vendimtare