Vitia paralajmëron masa të reja kundër COVID-19

Vitia paralajmëron masa të reja kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se ditëve në vijim në Kosovë do të merren masa të reja për të frenuar përhapjen e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Vitia, në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se masat që janë në fuqi dhe ato që do të ndërmerren duhet të respektohen nga të gjithë.

“Po punojmë vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren në ditët në vijim nga tereni është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar edhe më tjerët. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80-vjeçare. I kemi listat e tyre. Atyre nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë online por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, ka theksuar ai në foltoren e Kuvendit.

Ndër të tjera, Vitia është shprehur se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovë./Insajderi.com