Vitia: Rreth 82 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur në Kosovë

Vitia: Rreth 82 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në kontigjentin e parë e blerë kanë arritur 81 mijë e 900 doza të vaksinave Pfizer, shkruan Insajderi.

Ai në Facebook ka shkruar së në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë.

“Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë”, ka shtuar ai.

Më tej, Vitia ka thënë së këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë.

“Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha”, ka deklaruar ai./Insajderi.com