Vitia thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi, dhuroni dashuri

Vitia thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi, dhuroni dashuri

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia përmes një videomesazhi ju ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ta respektojnë njëri-tjetrin dhe të dhurojnë dashuri.

Ata thanë se dhuna është e papranueshme dhe dënohet me ligj.

Vitia bëri apel tek qytetarët që të duan dhe të respektojnë anëtarët e familjes.

“Qëndroni në shtëpi, dhuroni dashuri, ta kalojmë sa më shpejtë këtë situatë”, tha ai.

Nje video-mesazh sot e ka psur edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka dënuar rritjen e rasteve të dhunës në familje në kohën e izolimit kur vendi po përballën me luftën kundër Covid-19.

Përmes një video mesazhi në faqen e tij zyrtare në facebook, ku ka theksuar se dhuna duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.

Kurti ka thënë se në këtë kohë qëndrimi në shtëpi shpëton nga virusi por që dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda një shtëpie.