Vitia tregon se kur do të rishikohen masat e kufizimit të lëvizjes

Vitia tregon se kur do të rishikohen masat e kufizimit të lëvizjes

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me datën 30 prill do të bëhet një analizë epidiomilogjike dhe do të vendoset për lirimin e masave.

Duke folur në T7, Vitia tregoi edhe pse janë pranuar testet nga Serbia.

‘’Në një videokonferencë që kemi pasur me homologun nga Serbia, të organizuar nga ambasadorët, u tha se po bëhej punë e mirë pa dallim me testimin e të gjithë qtyetarëve, përfshirë ata në veri.. Në shenjë të vullnetit të mirë më ofroi 1 mijë teste të cilat unë i kam pranuar. Unë jam ministër i shëndetësisë për mua është e vetmja gjë e rëndësishme ruajtja e jetës së qtyetarëve pa asnjë dallim. Kushdo që i jep konotacion politik, unë prapë do të punoj me mantelbardhët, që janë në IKSHPK dhe në qendra mjeksëore’’Vitia tregoi edhe cfare pune po kryejnë personeli mjekësor që është futur nga Serbia, dhe gjednjen me teste.

‘’Ata janë duke monitoruar situatën në komunat me shumicë serbe’’

‘’Kemi kaluar nga ajo sitauta emergjente e fillimit ku jo vetëm ne por shumë shtete u përballen me mungesë të testeve. Kishte masa që ndalonin importimin e materialeve, por me kalimin e kësaj gjednje, tani jemi më mirë dhe presim të kemi më shumë teste’’, shtoi ai.

‘’Unë si punonjës shëndetësor e kam për obligim që të mendoj për të mirën e qytetarëve. Deri më datën 30 prill, Do të bëhet një analizë epidiomoligjike nga ekspertët, dhe varësisht nga rekomandiemt e tyre do të vendosim scilat aktivitete do të lirohen dhe ku do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes’’, përfundoi ai./Insajderi.com