Vitin e Ri 2020 Hoti e pret me Policinë e Kosovës në Rahovec

Vitin e Ri 2020 Hoti e pret me Policinë e Kosovës në Rahovec

Kryeministri në Detyrë, Avdullah Hoti, momentet e para të vitit 2021 i ka kaluar me Policinë e Kosovës, saktësisht në Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit.

Ai ka falënderuar institucionin e Policisë për punën që kanë bërë gjatë pandemisë.

“Sonte zgjodha Rahovecin që të jemi bashkë dhe përmes juve t’i uroj të gjithë policët që sonte nuk janë me familjet e tyre, por jeni në krye të detyrës duke ofruar shërbime dhe siguri për qytetarë. Jemi këtu për të treguar mbështetjen dhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve për punën që ju e bëni. Ka qenë një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, por në veçanti për juve, për mjekët, infermierët dhe për shërbimet publike që keni qenë në ballë të kësaj pandemie. Dhe vërtet meritoni respektin më të madh”, tha ai.

Hoti nga aty ngushëlloi të gjithë familjarët e policëve dhe qytetarët e tjerë që kanë humbur jetën pasojë e COVID-19. /Insajderi.com