Biden porositë lidershipin të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Biden porositë lidershipin të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Zëvëndëspresidenti amerikan, Joe Biden në konferencën e përbashkët me Presidentin Thaçi ka kërkuar nga klasa politike dhe shoqëria që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Biden tha se korrupsionin është “kancer i shoqërisë” i cili e ndalon zhvillimin e Kosovës.

“Korrupsioni është kancer, kjo nuk është hiperbol. Çdo vend i cili përballet me korrupsion është pasojë e qeverisjes se fundit sepse nuk kanë mundur të ecin përpara. Nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia që të ecni përpara, do të jetë e pamundshme. Shpresoj që do ta keni një Kosovë të fortë, demokratike pa korrupsion”.

Biden kërkoi që zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar të largohen nga detyrat e shërbimit publik.

“Qeveria duhet të vazhdojë ta luftojë pandëshkueshmërinë. Kjo edhe duke parandaluar zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punën e tyre në shërbimet publike”, ka thënë ndër tjerash Biden.

Zëvëndëspresidenti amerikan, po ashtu tha se përdorimi i dhunës nuk është i tolerueshëm në një shoqëri demokratike.

 

(12:05) Thaçi e siguron Biden, Demarkacioni do të kryhet shpejt

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka siguruar nënpresidentin amerikan se shpejt do të përfundojë marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duke e cilësuar atë si marrëvëshje të drejtë.

“T’ju siguroj se ceshtja e përcaktimit te kufirit me malin e zi do të perdundoje shume shpejt. Marreveshja e demarkacionit me malin e zi është marrëveshje e drejtë”, tha Thaçi.

Ai shtoi se pa kalimin e demarkacionit, dhe pa formimin e AKS sipas kushtetutës, Kosova do të mbetet e izoluar apo e lënë anash nga ShBA-ja dhe aleatët tjerë.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar dhe aleate e juaja. Shoqëria jonë është përcaktuar për një shoqëri sekulare”, tha ndër tjera presidenti Thaçi./Insajderi.com

14074466_1787410284860546_534777228_o

(11:10)  Mustafa: Vizita e Biden, me ndikime pozitive

Kryeministri i Republikës së Kosoës, Isa Mustafa, pas takimit që ka pasur me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, është shprehur thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikime pozitive.

“Jam thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në facebook.

Këtë takim Mustafa e ka quajtur si takim shumë të frytshëm bilateral./Insajderi.com

Isaaaaaaa

(10:50) Veseli: ShBA, sinonim i lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ta takuar shkurtimisht nënpresidentin amerikan, Joe Biden, në kohën kur ai po takohej me kryeministrin Isa Mustafa.

“I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë. Përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com

Veseli

Ka filluar takimi i Biden me presidentin Thaçi

(10:30)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka përfunduar takimin me kryeministrin Isa Mustafa.

Pas pak, Biden pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

(10:20)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pak para takimit me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, ka nxjerrë fjalë të mira për të.

E ka cilësuar atë si mbështetësin mbështetës të luftës për liri.

“Joe Biden, tash e dy dekada ka mbështetur luftën për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në NATO e BE. Thank you Mr. Vice President!”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook derisa po priste ta takonte Joe Bidenin./Insajderi.com

Joe Biden nis vizitat zyrtare, takon kryeministrin Isa Mustafa

(09:17)

Para pak minutash nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Biden tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës dhe ka hyrë në takim me kryeministrin Isa Mustafa.

Në takim janë të pranishëm dhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Pas takimit me kryeministrin, nënpresidenti Biden pritet që të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi ku është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154345192479536/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Joe Biden sot takohet me kryeministrin dhe presidentin

(08:16)

13553277_291344961237723_1363771121_n

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Ai sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, gruaja e tij Jill do të vizitojë Manastirin e Graçanicës, ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.

Pasdite bashkëshortët Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyre do të marrin pjesë në emërimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tani e tutje  do të mbajë emrin e Joseph R. “Beau” Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Qeveria e Kosovës do të mbajnë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

……….

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka mbërritur në Kosovë sot rreth orës 22:00, ku pritet të mbajë disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Tashmë aeroplani i zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”.

Biden është i shoqëruar nga gruaja e tij Jill Biden, ata i ka pritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Qeveria e Kosovës ka organizuar një pritje madhështore për Bidenin, njëkohësisht janë shtuar masat e sigurisë.

(22:04) – Biden pritet edhe nga Majlinda Kelmendi

maiu

Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi ka qenë në mesin e personaliteteve që kanë pritur nënpresidentin amerikan Joe Biden.

(22:29) –  Majlinda Kelmendin e solli Vlora Çitaku në pritje të Bidenit

Me të zbritur në Prishtinë, zëvendëspresidenti amerikan Joe Bidenit dhe bashkëshortja e tij, Jill, i kanë uruar mirëseardhje Presidenti Hashim Thaçi, dhe Zonja e Parë, Lumnije Thaçi.

Përveç Thaçit, për ta pritur Bidenin kishte dalë edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Ideja që Majlinda të marrë pjesë në këtë pritje ishte e ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, sipas gazetës Express, njofton Insajderi.

(22:37) –  Zëvendësministri i Jashtëm, Murtezaj: Biden, gjumin e bën në Kosovë

Valon-Murtezaj-690x380

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden është më i afërt me Kosovën se sa me Serbinë, pavarësisht vizitës që i bëri sot shtetit fqinj të Kosovës.

Murtezaj, në një prononcim me televizionin kosovar Klan Kosova, ka deklaruar se miku i Kosovës “gjumin e bën në Kosovë”.

“Biden e do drejtësinë dhe ne mund të themi se e drejta ka qenë nga ana e Kosovës, prandaj ky është relacioni i afërt i Biden me Kosovën. Ai angazhohet që të dy vendet (Kosova dhe Serbia) të ecin sigurt në rrugën drejt bashkimit Europiane”, ka thënë Murtezaj, shkruan Insajderi.

(23:05) – Thaçi vlerëson vizitën e Biden: SHBA-të na mundësuan të bëhemi shtet

uth

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook për pritjen që i bëri Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Thaçi vlerësoi lartë edhe partneritetin strategjik që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

“Së bashku me Lumen pritëm zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij. Për t’iu uruar përzemërsisht mirëseardhjen miqve të përjetshëm të Kosovës ishte me ne edhe Majlinda, heroina më e shquar e vendit tonë.”

“Partneriteti strategjik me SHBA-të na ka mundësuar të bëhemi shtet dhe gjithnjë e më shumë po na bën një shoqëri demokratike me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar Thaçi.

(23: 32) – Majlinda Kelmendi u dekorua nga Joe Biden

lind

Majlinda Kelmendi ka pranuar një dekoratë, si vlerësim për arritjet e saj në sport, stemën shtetërore amerikane nga Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, njofton trajneri i saj Driton Kuka.

Biden, i cili mbërriti në Kosovë sonte rreth orës 22:00, është pritur edhe nga kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi.

“Joe Biden, nënkryetari amerikan i jep dekoratë Stemën Shtetërore për Majlindën gjatë zbritjes në Aeroport . Ai përgëzoj kampionen tonë dhe ia prezentoj Majlinden nipave të tij si heroina e vendit tonë”, ka thënë Kuka. /Insajderi.com