Vjedhin një televizor të sheshtë, por nuk iu shkon plani mirë

Vjedhin një televizor të sheshtë, por nuk iu shkon plani mirë

Plani i tyre dukej i thjeshtë dhe i përballueshëm: të hynin brenda një apartamenti në një zonë rezidenciale për të vjedhur një televizor të sheshtë, duke e ngarkuar atë në kabinën e një SUV.

Dy hajdutët besonin se e kishin arritur në planin e tyre, por kur erdhi momenti i ngarkimit të pajisjes në automjet, gjërat menjëherë u bënë shumë më të komplikuara.

Në fakt, televizori me ekran të sheshtë ishte shumë i madh për tu ngarkuar në makinë: dy hajdutët u përpoqën në çdo mënyrë për ta ngarkuar, por dështuan. Në fund hajdutët hoqën dorë dhe e lanë atë tek porta kryesore e apartamentit.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Dallas të SHBA-së, transmeton Gazeta e Re.

Ja pamjet nga kamera e sigurisë: