Vjedhja e dy milionë eurove u bë për rreth tetë minuta

Vjedhja e dy milionë eurove u bë për rreth tetë minuta

Avokati Veton Rrecaj, që përfaqëson Labinot Grudën, që është njëri nga të dyshuarit për “avullimin” e më shumë se dy milion eurove, ka thënë se i gjithë procesi i vjedhjes së parave, ka ndodhur për tetë minuta.

“Klienti im ka thënë se ky transaksion është kryer për tetë minuta, kur është marrë në pyetje”, tha Rrecaj për Klan Kosova, transmeton Insajderi.

“Sa e di unë që më ka thënë klienti im, ky transaksion është kryer në kohë të pauzës, pra koha e drekës”, shtoi ai.

“Klienti im është i dyshuar, pasi thuhet se ka krijuar disa user-a, por ai është vetëm dyshim i prokurorisë, por ne jemi të bindur se asgjë involvuese klienti im nuk ka ndërmarrë. Në bazë të konsultimeve me të njëjtin, dhe në bazë të provave materiale”, tha ndër të tjera avokati I të akuzuarit, I cili insiston në pafajësinë e klientit të tij./Insajderi.com.