Vjedhja në AUV: Policia delë nga ndërtesa

Vjedhja në AUV: Policia delë nga ndërtesa

Policia e Kosovës tashmë ka dalë nga objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Aty është konfirmuar se sot në ora 08:05 ka pasur vjedhje të rëndë, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha më parë Insajderi-t se hetimet brenda ndërtesës kanë filluar.

Policia ende nuk ka dhënë detaje se çfarë është vjedhur në kasaforte, por dyshohet se në të kishte para dhe dokumente të rëndësishme.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com