Dje në qytetin e Deçanit ka ndodhur një vjedhje e rëndë, një person ka raportuar në polici se disa të panjohur kanë vjedhur para të gatshme.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në raportin 24-orësh.