fbpx

Vjedhje e rëndë në memorialin ‘Ibrahim Rugova’

Vjedhje e rëndë në memorialin ‘Ibrahim Rugova’

Punëtori i memorialit ‘Ibrahim Rugova’ ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në brendinë e objektit duke kryer një vjedhje.

Sipas Policisë të panjohurit kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.

Rasti ka ndodhur në Istog rreth orës 10:20 dhe nuk janë zbuluar ende veprimtarët e kësaj vepre penale.