Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë ka pasur akt vjedhjeje në ora 8 të mëngjesit. Është raportuar se kasaforta me peshë 300 kg është plaçkitur. Policia e Kosovës ka nisur hetimin për zbardhjen e rastit.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar vjedhjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Oneline Insajderi.com, se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:05.
Ai po ashtu tha se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, tha ai.
Ndryshe është raportuar se behet fjalë për vjedhjen e kasafortës e cila “peshon 300 kg”. Hetimi për rastin ka nisur, njofton Insajderi.
AUK gjendet me seli në Fushë Kosovë aty ku në mëngjesin e sotëm po dyshohet se është kryet një akt vjedhjeje dhe ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka përmbajtur kasaforta e zhdukur. /Insajderi.com