Vjedhje me armë zjarri në Prizren – Shitësi mbetet i shtrirë për toke

Vjedhje me armë zjarri në Prizren – Shitësi mbetet i shtrirë për toke

Në fshatin Piranë të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 3:15, një pikë karburanit ishte cak i hajnave.

Dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda kësaj pike të karburantit ku kanë kërcënuar punëtorët e kompanisë “Shell” dhe kanë arritur që të grabisin para dhe gjëra të ndryshme nga marketi.

Pamjet e kësaj vjedhjeje që më shumë i ngjan skenave të filmave i ka siguruar Tv Prizreni.

Në këtë video shihet qartë se si dy personat e armatosur dhe të maskuar arrijnë në pikën e karburantit me një veturë nga e cila dalin me shpejtësi – njëri futet brenda marketit dhe tjetri qëndron jashtë.

Të dy kërcënojnë punëtorët e pranishëm me armë, madje duke i shtrirë ata edhe për tokë.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda pak sekondave, kur edhe të dy plaçkitësit largohen më pas me shpejtësi me veturën e tyre.

Togeri i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se shuma që është grabitur në këtë market nuk është e madhe dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se Policia po zhvillon hetime dhe Prokuroria është njoftuar për rastin./ Insajderi.com

SIKUR NË FILMA AKSION, HAJNAT E ARMATOSUR DHE TË MASKUAR KRYEJNË GRABITJE NË NJË POMPË TË BENZINËS NË PIRANË

SIKUR NË FILMA AKSION, HAJNAT E ARMATOSUR DHE TË MASKUAR KRYEJNË GRABITJE NË NJË POMPË TË BENZINËS NË PIRANËPas mesnatë rreth orës 03:15 minuta të ditës së sotme, dy persona të maskuar shihen duke dalur nga një veturë dhe nën kërcënimin e armëve ndaj punëtorëve të pompës së benzinës “ Shell” në market “ Fatoni” në Piranë, grabisin gjëra të ndryshme për një kohë të shkurtër. Sipas pronarëve, një punëtor i marketit brenda kësaj pike karburanti ka marrë lëndime të lehta trupore. Po sipas tyre, grabitësit kanë marrë rreth 1000 euro dhe komplet sasinë e cigareve që ndodheshin në marketin e pikës së karburantit. Pronarët e marketit thonë se ky është rasti i dytë i kësilloj grabitjeve që vetëm në filma aksion mund të shihen që kryhen në këtë objekt afarist, ndërsa sipas tyre policia nuk ka identifikuar apo zbuluar autorët e grabitjes së parë. Gjithçka që shikoni nga këto pamje të cilat i kemi siguruar nga pronarët e marketit, vërtet i ngjajnë filmave aksion të Hollivudit.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 16. Juli 2019