Vjedhje në një market në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Vjedhje në një market në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Dyshohet se vjedhja është kryer nga dy persona, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Policia po e heton rastin./Insajderi.com