Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përveç të tjerash ka goditur keq edhe Isa Mustafën, që pretendohet të jetë partneri qeverisës i tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo, pasi që, Kurti, shkruajti në lidhje me numrat e Z-Mobile që kanë kaluar të Vala, ndërkohë që bëri një paralajmërim edhe më të fortë. Ai tha se beteja më e shkurtër do të jetë ajo e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës.
“Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, theksoi Kurti.
E një të tillë e ka edhe djali i Isa Mustafës të cilën pritet që si të merr timonin e Qeverisë, t’ia marr Albin Kurti.
Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa. Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.
Burim Krasniqi, atëbotë ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Transportit Tokësor, në Ministrinë e Infrastrukturës kishte konfirmuar për Insajderin licencimin e kësaj kompanie.
“Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine (viti i lëshimit 2016- afati i vlefshmërisë deri më 2021)”, kishte thënë shkurt Krasniqi./ Insajderi.com