fbpx

Vjen lajm i hidhur për kosovarët që planifikojnë të bëjnë pushimet në Shqipëri

Vjen lajm i hidhur për kosovarët që planifikojnë të bëjnë pushimet në Shqipëri

Një shërbim amerikan i motit, ka publikuar parashikimin e tij për motin për muajt e ardhshëm. Parashikimi premton edhe më shumë nxehtësi për Evropën se sa vitin e kaluar

2018-ta ishte viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjes së temperaturave në Zvicër në veri të Alpeve në 1864. Deri në nëntor, temperaturat ishin shumë të larta gjatë gjithë muajve.

Sipas parashikimeve të shërbimit të motit në SHBA “AccuWeather”, ky vit do të jetë edhe më i thatë dhe madje edhe më i nxehtë në shumë pjesë të Evropës.

Sipas një hartë meteorologjike të publikuar në faqen e internetit, Zvicra qëndron në mes të një zone me rrezik të lartë për zjarret në pyje dhe periudhave të gjata të nxehtësisë.

Evropa pret periudha të gjata moti të thatë. Thatësira e madhe do të thotë dështim i madh në kultura bujqësore, sepse shiu do të jetë i pakët, shkruan meteorologu i AccuWeather, Eric Leister.I këndshëm në veri

Edhe “valët e rrezikshme të nxehtësisë” më shumë se vitin e kaluar ka të ngjarë të shtrihen gjatë muajve të verës nga Portugalia në perëndim në Poloni dhe Hungari në lindje. Temperaturat mbi 38 gradë nuk do të jenë të pazakonshme. Në disa rajone, parashikohen temperatura mbi 43 gradë celcius.

Ngrohja afatgjate gjithashtu do të rrisë ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje – veçanërisht në vendet perëndimore dhe në Evropën Qendrore. Veriu i Portugalisë, Spanja veriore, rajoni Alpin në Gjermani dhe Republika Çeke janë në rrezik.

Në rajonin e Ballkanit na presin stuhi të mëdha me erëra të forta, breshër dhe shi. Ndërsa Skandinavia mund të marrë frymë lirshëm, pasi parashikohet një verë normale.